Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve.
Spiropali theksoi se qeveria bavareze mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndër të tjera, në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë.
"Mynih. Me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE. U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë", shkruan Spiropali.
Komente












