Spiropali-Topallit:Më mirë në
botën e çudirave se Zonjë e leshtë

Spiropali-Topallit:Më mirë në<br />botën e çudirave se Zonjë e leshtë
TIRANE - Elisa Spiropali, Drejtoresha e re e Doganave e emëruar dje nga kryeministri Edi Rama ka replikuar online me  batuta dhe akuza me ish kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli në rrjetin social të facebook.

Secila prej tyre janë përgjigjur duke shkruar në profilin e tyre.  Fillimisht ishte deputetja demokrate Topalli e cila komentoi emërimet e reja në Dogana, Tatime, por dhe Albpetrol. Duke akuzuar Ramën se po tallet me financat e shtetit Topalli shkruan: “Edvini ,Briseida dhe Elisa ne boten e cudirave !!” .
“Te ardhurat ne buxhetin e shtetit tani do jene ne duart e Briseides ,nje vajze 26 vjece dhe te Elises pak vite me e madhe. Asnjera nuk ka lidhje as me doganat as me tatimet. Asnjera nuk ka punuar me pare as ne kete sektor, as ne shtet! Te dyja u emeruan drejtoresha te medha,respektivisht te Tatimeve dhe te Doganave! Natyrisht me motivacionin per ” merita e kompetenca te vecanta ne sektorin ne fjale”- shkruan Topalli

Në replikë Spiropali u përgjigj "Më mirë Elisë në botën e çudirave sesa “Zonjë e leshtë”. Në atë botë që Zonja nuk e njeh nuk kalojnë kamionë në doganën e Shkodrës për interest të financimit të partisë në pushtet.I uroj Znj. Topalli qetësim dhe më pak helm për gratë e tjera të Shqipërisë, të vjetra a të reja qofshin.”

CFARE SHKROI TOPALLI
Edwini ,Briseida dhe Elisa ne boten e cudirave !!
Te ardhurat ne buxhetin e shtetit tani do jene ne duart e Briseides ,nje vajze 26 vjece dhe te Elises pak vite me e madhe. Asnjera nuk ka lidhje as me doganat as me tatimet. Asnjera nuk ka punuar me pare as ne kete sektor, as ne shtet! Te dyja u emeruan drejtoresha te medha,respektivisht te Tatimeve dhe te Doganave! Natyrisht me motivacionin per ” merita e kompetenca te vecanta ne sektorin ne fjale” ! Taman si emerimi i Endri Pukes, drejtor i albetrolit, per meriten e kompetencen e vecante ,se ishte drejtor i kompanive te Kokedhimes.
Ne cdo fushe duhet seriozitet e kompetence ,por vecanerisht me financat publike, nuk luhet ! Financat publike jane delikate dhe jetesore! Por ,Edwin Kokedhima nuk mendon keshtu! Pupazzi , nuk do jene vetem anetaret e kabinetit te tij! Pupazzi , do jene te gjithe : drejtore e mbidrejtore, ministra e zevendesministra, keshilltare e sekretare te pergjithshem , pergjegjes , anetare bordesh ,shefat e kabineteve, …. E keshtu padrinoja do kontrolloje e “punoje”edhe me me lehtesi per te “rilindur shqiperine e rrenuar”. Jo me kot dhe Lame ,ky bamires i rilindur , qe vullnetarisht hoqi harxhimet per zyrat e edwinit!!!.... u shperblye me detyren e drejtorit per legalizimet!
Ne kohe krize globale te tallesh me financat e shtetit eshte e pafalshme! Te gremisesh buxhetin eshte fatale !Uroj te mos vije dita qe te thote ,se nuk ka para per te paguar rrogat ! Natyrisht shqiptaret nuk votuan per kete! Ato besuan premtimet e edwinit : se shendetesia do jete falas, legalizimet falas, biznesi i vogel do kishte takse zero, 95 % te shqiptareve do i hiqeshin taksat, do uleshin cmimet , do kompensoheshin pronaret e vjeter, do i paguhej 25 euro dita e burgut ish te persekutuarve, dhe mbi te gjitha do krijoheshin 300 000 mije vende te reja pune!!!!!!! Edhe papandreu do ia kishte lakmi! Ekonomia drejt recesionit!



deklarata ne fb, topalli


(Faksimile e profilit te facebook te Jozefina Topallit)

PERGJIGJA E DREJTORESHES SE DOGANES

deklarata ne fb, spiropali

(Foto: Faksimile e profilit te facebook te Elisa Spiropali)


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese