Spiropali uron PS-në për 31 vjetorin: Kemi shkruar kapitull njerëzor në historinë e kombit, partia jonë, ishull që nuk e prek e liga
31 vjetori vjetori i Partisë Socialiste ka bërë që personazhe publik të botës politike të urojnë përmes rrjeteve sociale. I tillë ishte edhe urimi i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ministrja e konsideroi ecurinë e partisë socialiste si një hapjembyllje sysh në jetën e një kombi. Për të, partia është një refleks i shoqërisë shqiptare si dhe një ishull që nuk e prek e liga.
"Gëzuar socialistë të Tiranës dhe Shkodrës, të Korçës dhe Kukësit, të Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Tropojës e gjithë Shqipërisë; gëzuar të gjithë socialistëve dhe progresistëve kudo gjenden në këtë përvjetor të krijimit të partisë së tyre që sot mbush 31 vjeç. 31 vjet janë vetëm një hapjembyllje sysh në jetën e një kombi, por janë shumë për një jetë njerëzore. Dhe në këto 31 vjet, ne, socialistët shqiptarë kemi shkruar një kapitull njerëzor në historinë e kombit tonë. Ne bëmë po bëjmë punën e disa brezave njëherësh për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë Shqipërinë evropiane, Shqipërinë krenare për çfarë është dhe çfarë do të jetë!
Ne besuam aty ku shumëkush dyshonte, ne qëndruam kur shumë vendosën të ikin, ne ndërtuam aty ku të tjerët merrnin kazmat e shkatërrimit, ne kuruam me dhembshuri atë që të tjerët e sëmurën, ne shihnim dhe shohim nga e ardhmja, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën. Partia Socialiste është bashkimi i themeluesëve të djeshëm, i opozitarëve krenarë që i dhanë vendit alternativën e të majtës moderne, e shtetformuesve të mandatëve të para dhe punëtorëve modestë të të sotmes.
Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare, me të mirat dhe defektet e saj. Ajo nuk është një ishull që nuk e prek e liga, por një organizëm i gjallë që reflekton nga gabimet dhe projekton sukses për të gjithë shoqërinë shqiptare. PS, e djeshme dhe e sotme është puna për Shqipërinë e besimit, respektit dhe mundësisë për çdo shqiptar.
Mandati i tretë qeverisës është premtimi ynë për të ndërtuar Shqipërinë e dalë nga tuneli i errët i tranzicionit dhe bashkimin e saj me familjen e madhe evropiane, çka do ta bëjë Shqipërinë më të fortë, më të sigurt, më të begatë, do ta bëjë atdheun shtëpinë e premtuar të të gjithë shqiptarëve. Gëzuar Partia Socialiste! Qofsh përherë e re", shkruan Spiropali.
Lajmi kryesor: