Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalës së Berishës duke i renditur një sërë faktesh që i cilëson të pakundërshtueshme dhe që rrënuan sistemin.
“Sapo foli varrmihësi i sistemit elektroenergjetik shqiptar. Nuk qeshim dot se është për të qarë. Dua t’i rendis disa fakte të pakundërshtueshme. Nuk po e nis nga fillimi i viteve 90 por e gjithë ajo stuhi mbi energjinë elektrike rrënoi bazat komerciale dhe tregtare të sistemit elektroenergjetik shqiptar.
Me faktet për dorëzaninë e privatizimin le të merret SPAK por fakti është që në 2012 dhe në fillim të 2013, ky kryeministër i bënte thirrje CEZ të hapte dritat. Këtë kontroll kishit ju. Qeveria juaj vendosi shitjen dhe demontimin e termocentralit të Fierit, e shiti për skrap. Po të bësh llogari sot, TEC i Fierit do ishin gjërat ndryshe.
Po të ishin këto asete, del që nuk do të kishim sot nevojë për import por do mund t’i plotësonim nevojat tona. Pasi e rrënuat sistemin, ju na flisni sot për performancën e OSHEE”, tha Spiropali.
Lajmi kryesor: