Në kryeqytetin serb, kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë tejmbushur.
Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar.
Sipas tij, dhjetëra pacientë janë dërguar për trajtim në spitalet e Pozharevcit, Smederevës dhe Mlladenovacit.
Pas një takimi me drejtorët e spitaleve, Lonçar theksoi se po punohet në çdo drejtim, për të gjetur mundësi të reja për trajtimin e pacientëve me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
“Nëse situata vazhdon me këtë numër të të infektuarve, sistemi shëndetësor do të jetë në telashe”, tha Lonçar.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë në mënyrë që sistemi shëndetësor të sigurojë ndihmë adekuate për të gjithë.
Serbia, deri më tani, ka regjistruar 17,342 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 352 kanë vdekur.
Që prej paraqitjes së rasteve të para në mars e deri më sot, Serbia ka kryer 471,700 teste për koronavirus.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Osmani i kthen dy ligje Kurtit, presidentja kërkon rishqyrtim për Këshillin e Sigurisë dhe mbrojtjen e konsumatorit
20 Nëntor, 09:42
-
Vuçiç konfirmon se do të vizitojë Moskën në muajin Maj
19 Nëntor, 23:02
-
Policia konfiskon armatim në veri, dyshon për lidhje me rastin Banjska
19 Nëntor, 15:54
-
Media: Putin ka ftuar Vuçiçin për vizitë në Moskë
18 Nëntor, 20:19
-
Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
16 Nëntor, 15:48