Spitalet në Gjermani kanë nevojë urgjente për gjak, kërkohet dyfishimi i numrit të dhuruesve të rregullt! Raftet në spitale janë bosh

Spitalet në Gjermani kanë nevojë urgjente për gjak, kërkohet dyfishimi i numrit të dhuruesve të rregullt! Raftet në spitale janë bosh

Mostra gjaku

Në Gjermani dhurohet shumë pak gjak, në spitale nevoja është e madhe. Për një furnizim të mirë të tyre do duhej të dyfishohej numri i dhuruesve të rregullt.

Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë nevojë. Por raftet janë gati bosh në një kohë që spitalet kanë nevojë për rezerva të mjaftueshme edhe për shkak të gjendjes së pasigurtë në lidhje me virusin Corona.

Gjatë pandemisë u shtynë mjaft operacione që nuk lidheshin me rrezik jete, e ato kanë filluar të zhvillohen këto muaj, duke rritur kërkesën për konservat e gjakut në spitale, është shprehur një zëdhënës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq gjerman, DRK, në bisedë me AFP. “Kemi shumë pak konserva për një kohë të ndërmjetme, shumë pak rezerva, raftet gati kudo janë bosh.”

Rënia gjatë pandemisë dhe shkaqet demografike

Aktualisht rezervat që nevojiten kaq shumë kanë rënë pjesërisht në 30%, thuhet nga DRK. Janë një sërë faktorësh që kanë çuar në një situatë kritike. Si një prej arsyeve shihet periudha e udhëtimeve në verë, pra dhuruesit potencialë thjesht nuk janë prezent. Arsyeja tjetër- pandemia.Gjatë periudhës së pandemisë dhe mbylljeve të përkohshme u kufizua shumë edhe hyrja në klinika, dhe kjo ka çuar në rënie të dhurimeve. Vërtet, sipas DRK, ka mjaft dhurues për herë të parë, që sidomos gjatë pandemisë ndihmuan grupet e rrezikuara. Por këta dhurues të rinj, duhet të rifitohen sërish, e të binden që të ofrojnë rregullisht gjak.

Një rol tjetër në mungesën e rezervave të gjakut luan edhe ndryshimi demografik në Gjermani. Nga njëra anë dhurimi i gjakut është vetëm i mundur deri në moshë të caktuar. Pra vjen një moment që dhuruesit e rregullt dalin nga lista e dhurimit. Nga ana tjetër me rritjen e numrit të personave të moshuar rritet edhe nevoja për më shumë rezerva gjaku. Rezervat e gjakut mbahen vetëm për 42 ditë, përqëndrime të caktuara madje vetëm pak ditë.

“Kemi nevojë një kthesë të trendit”

“Ne kemi nevojë tani për një kthesë të këtij trendi”, për të mënjanuar një gjendje emergjence, është shprehur një zëdhënës i DRK. Aktualisht vetëm 3% e të gjithë dhuruesve potencialë vijnë rregullisht për të dhuruar gjak. Për të mbuluar nevojat në të gjithë Gjermaninë nevojiten të paktën 6% dhurues. Një ose dy herë dhurime në vit janë një kontribut i mirë, thuhet.

Kush lejohet të dhurojë

Në Gjermani lejohen të dhurojnë të gjithë personat nga mosha 18-68 vjeç. Përjashtime bëhen në raste sëmundjesh të caktuara, gjatë shtatzanisë apo udhëtimeve në zona të caktuara ku ka rrezik për sëmundje si malarja. Edhe pas infektimit me Corona nuk lejohet dhurimi i gjakut për dy javë pas shërimit.

Femrat mund të dhurojnë katër herë ndërsa burrat gjashtë herë gjak në vit. Mes dy dhurimeve duhet të ketë një pushim prej tetë javësh, që trupi të kompensojë humbjen e hekurit. Me një dhurim gjaku mund t’u ndihmohet deri 6 personave./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?