Spitalet shqiptare
30 mln euro borxh
Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, borxhi i spitaleve është mbi 4 miliardë lekë ose sa 1/3 e totalit të buxhetit vjetor për shërbimet spitalore.
TIRANE- Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, borxhi i spitaleve është mbi 4 miliardë lekë ose sa 1/3 e totalit të buxhetit vjetor për shërbimet spitalore. 88% e borxhit është vetëm për QSUT-në. Standartet dhe treguesit e perfomancës dhe cilësisë nuk janë miratuar që nga viti 2009. Ministria e Shëndetësië ka publikuar raportin për situatën financiare të shërbimeve spitalore. Sipas këtij raporti borxhi në, të cilin gjenden spitalet në Shqipëri kapin shifrën e më shumë se 4 miliardë lekë (30 milonë euro). Borxhet rezultojnë në barna, materiale e shërbime të tjera mjekësore e jomjekësore si edhe në detyrimet për energji dhe ujë. Ko shumë është pothuajse e barabartë me programimin vjetor të vitit 2013 të buxhetit për zërin mallra dhe shërbime (602) të shërbimit spitalor, ose e thënë ndryshe sa 1/3 e totalit të buxhetit vjetor për shërbimin spitalor.
Rreth 3.5 milardë lekë të totalit të këtij borxhi i përket QSUT-së. Nga borxhi 3.5 miliardë i QSUT-së, rreth 1.9 miliardë lekë (14 miliardë euro) janë vetëm produkte farmaceutike, ndërsa pjesa tjetër, mallra e shërbimë të tjera. Ndërkaq spitale të tjera me borxhe të mëdha janë SU “Shefqet Ndroqi” (101, 6 milionë lekë), spitali i Elbasanit (89 milionë lekë), spitali i Pogradecit (85 milionë lekë), Materniteti Nr. 2 (59,6 milionë lekë), spitali i Shkodrës (56 milionë lekë), etj. Shërbimi shëndetësor spitalor financohet nga ISKSH duke filluar që nga viti 2009 në zbatim të Vendimit 1661, dt. 28.12.2008, të Këshillit të Ministrave. Aktualisht, bën të ditur raporti i Ministrisë së Shëndetësisë, ISKSH ka kontraktuar 39 spitale, 4 prej të cilave janë spitale universitare, 11 spitale rajonale dhe 23 spitale në nivel bashkiak.
Tirana nuk ka spital rajonal. Financimi i shërbimit spitalor mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, përjashtohet këtu Spitali Durrës. Sipas rapotit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtyre viteve nuk ka ndryshuar asgjë në mekanizmin e financimit të spitaleve dhe buxheti i Spitaleve kaloi nga Ministria e Shëndetësisë në ISKSH duke mos pësuar asnjë ndryshim, përsa i përket lidhjes së këtij buxheti, me tregues të aktivitetit e të cilësisë së shërbimit spitalor. Ky raport vijon duke bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë deri më tani nuk e ka përbushur misionin e saj. Standartet dhe treguesit e perfomancës dhe cilësisë nuk janë miratuar si dhe nuk janë përgatitur protokollet e diagnozave dhe trajtimit për çdo shërbim, detyrime këto të cilat duhet të ishin realizuar që në vitin 2009 e në vazhdimësi.
Gjithashtu është vonuar së tepërmi procesi i akreditimit të institucioneve spitalore. Si rezultat i moskryerjes së këtyre detyrave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ende funksionojnë spitale me shfrytëzim shtrati mjaft të ulët (nga 1-30%), të cilat nuk sigurojnë as nivelin minimal të shërbimeve bazë për popullatën, si për mungesë të profesionistëve ashtu edhe për mungesë të pajisjeve spitalore. Ky raport është depozituar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në Komisionin e Kuvendit të Shqipërisë për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në përgjigje të kërkesës së Komisionit për “Dhënie informacioni nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në lidhje me financimin e shërbimit spitalor.”
Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 6008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi
30 Korrik, 07:50
-
Bisedat në Sky ECC/ Pushimi i hetimit për 3.4 milionë eurot e gjetura në Toyota Yaris çoi në pranga kryeprokurorin e Vlorës, gati dosje e re për 'Metamorfozën'
30 Korrik, 07:30
-
Shumë gjëra kanë ndryshuar në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
30 Korrik, 07:23
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në lokalin e 35-vjeçarit, policia në kërkim të autorit
30 Korrik, 07:05
-
Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset
30 Korrik, 00:47
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50