Nisur nga shtimi i rasteve të fundit me koronavirus, Partia Demokratike kërkon largimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pasi sipas saj ka si qëllim karrigen e vet dhe jo shëndetin e qytetarëve.
Në një dalje për mediat nga selia e PD, Mirela Tabaku thotë se Qeveria është përgjegjësja e vetme për rritjen e numrit të të prekurve me COVID 19.
Sipas PD, kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar është tregues i keqmenaxhimit të situatës.
Deklarata e Mirela Tabakut
Në emër të PD, më lejoni të bëj një falenderim për të gjithë mjekët, personelin ndihmës mjekësor dhe jo mjekësor për përkushtimin e jashtëzakonshëm në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Në çdo prononcim publik, Partia Demokratike ka patur në vemendje mbrojtjen e personelit mjekësor, për të ruajtur jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe të qytetarëve.
Shifrat e ditëve të fundit për një shtim të ndjeshëm të numrit te infektimit të personelit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë shumë shqetësuese. Kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar, është tregues, më shumë se gjithçka, i keqmenaxhimit të situatës.
Dështimi për të mbajtur nën kontroll situatën në spitale ka pasoja direkte për shëndetin e qytetarëve.
• Mungesa e detyruar për një kohë të caktuar e personelit të infektuar do të reflektohet në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Disa shërbime në QSUT mund të mbyllen, që do të thotë se shume prej mjekëve tanë të nderuar të mos ofrojnë dot kujdesin dhe ekspertizën e tyre.
• Infektimi i personelit në shërbimet e QSUT-së, për shkak se qeveria nuk ka siguruar masat e duhura mbrojtëse për ta, do të thotë të rëndosh seriozisht gjendjen shëndetësore delikate të pacientëve të shtruar.
Është e pafalshme që kjo situatë të ndodhë në QSUT në këtë stad të epidemisë, si nga pikëpamja menaxheriale, ashtu edhe nga ajo shkencore.
Nëse do të ishin marrë mësimet e duhura nga eksperienca e vëndeve të tjera, ku infektimi i personelit ka ndodhur në fillimet e epidemisë, jo 3 muaj pas siç po ndodh tek ne, Shqipëria nuk do të paraqitej me një numër kaq të lartë personeli mjekësor të infektuar.
Nga 100 te prekur nga virusi në qendrat e punës, kryesisht në QSUT, pjesa më e madhe janë infektuar në këto javët e fundit. Ne mendojmë se ka disa arsye përse situata po përkeqësohet dhe përse spitalet janë kthyer në vatrat më të mëdha të infeksionit. Për këtë fajtorë nuk janë qytetarët, siç propagandon kryeministri, por vetë qeveria e tij.
• Testimet virologjike te personelit nuk po bëhen ne menyre periodik.
• Mjetet mbrojtëse nuk janë në sasinë dhe cilësinë e duhur.
• Kontrolli i zbatimit të protokolleve mbrojtëse si për personelin, ashtu edhe për pacientët mungon.
• Mungojnë edhe testimet virologjike apo serologjike për pacientët e shtruar.
• Sensibilizimi i qytetarëve nuk është bërë siç duhet.
• Është injoruar zëri i ekspertëve dhe zëri konstruktiv i opozitës
Rritja e numrit të rasteve me COVID përmes qendrave spitalore është përgjegjësi direkte e qeverisë.
Në vend që kryeministri të bëjë fajtorë qytetarët dhe t’i kërcënojë me kthimin e karantinës, ai duhet të heqë dorë nga propaganda me facebook, të gjejë një ministre tjetër që ka prioritet shëndetin e qytetarëve, jo karrigen e vet, dhe të marrë masa urgjente që spitalet të mos jenë vatra infeksioni për qytetarët.
Se dilni si bagetit neper rrug dhe pa maska e slat fis pa vajtie e protesta pa ber fain e ka ministrja se po su vajte vizit ne spitale njerezve nuk sherohen,
PërgjigjuNuk ka koronavirus por ramavirus qe do te mbaje njerezit mbyllur neper shtepi.Keshtu keni thene apo jo?Ca eshte kjo qe po thoni tani o qelbesira!O krijesa te poshtra!
PërgjigjuDakord e larguam ministren, PD ka ndonje opcion tjeter pervec Nard Ndokes?
PërgjigjuMinistria te largohet e ti hap rruge kultures se doreheqjes kur behen gafa te till me pasoja te renda. Njerzve u vehet gjobe pse nuk kane maske ne vende te caktuara ndersa infermier dhe doktore tallin bythen. Leri pastaj rojet e spitalit qe marrin takse te dera e fusin popull brenda. Ne cdo spital vershon leku nen dore ose ngordh si mi pper nje serum.
Ne fakt znj/mirela pergjegjesia e vetme per rritjen e numrit e të prekurve me covid-19 eshte vet populli dhe Bashavirusi qe nuk kujdesen. Keshtu eshte kurr bën ( protesta deklarata ) nga oppozita qe koronavirusi nuk ekziston.
PërgjigjuPatjerter qe qeverija eshte pergjegjse qe me oraret e e vendosura e deri tek personeli qe nuk ka as diturin e as pergjegjsin e rregullave te higjenes baze. Edhe komentuesit qe mbrojn qeverine kriminele. Jeni beten nje qenie e peshtire
PërgjigjuEshte e drejte kritika por problemi eshte qe kjo qeveri eshte votuar nga populi. Dhe ju jeni mallkuar nga populli. D.m.th. shshshsht.
PërgjigjuIk moj kokpalare aty jane infektuar ne vendet me te zhvilluara te botes dhe ti na del na can trapin idiote sikur ti me ate lulin do benit namin ik laj ndonje pjate ne shtepi
PërgjigjuBravo bravo PD'ja paska gjetur se pergjegjese qenka qeveria dhe ministria. Po per milionat e te infektuarve dhe te vdekurit ane e mbane globit pergjegjesi e kujt eshte zonja Tabaku?!
PërgjigjuKjo pd leshelija eshte bere gjithe tabakhone, doli dhe kjo sharebajga tjeter te nxjerre helmin e radhes, mos do thuash se salivirusin ne shqiperi e ka perhapur ministrja moj tabakhone,,,,
Përgjigju