Spitali i Ballshit jashtë funksionit,
shkak infrastruktura dhe mungesa e specialistëve

Spitali i Ballshit jashtë funksionit,<br />shkak infrastruktura dhe mungesa e specialistëve
BALLSH- Spitali i Ballshit thuajse ka dalë jashtë funksionit. Amortizimi i godinës dhe infrastruktura e papërshtatshme ka bërë që shumë pacientë të mos marrin shërbimin e nevojshëm pranë këtij spitali. Pavionet e këtij spitali lënë për të dëshiruar, pasi prej kohësh nuk është vënë dora e rikonstruksionit. 

Drejtori i spitalit të Ballshit ngre edhe shqetësimin se në këtë spital mungojnë mjekët specialistë, çka kanë detyruar pacientët të udhëtojnë drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë shërbimin e duhur.

Spitali i Ballshit është në shërbim të rreth 40 mijë banorëve, por si pasojë e mungesës së investimeve, spitali nuk e kryen më funksionin e tij të dikurshëm.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK