Ndryshimet e temperaturave dhe uljet e ndjeshme të tyre gjatë kësaj jave, kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga gripi dhe virozat. 

Fluksi i fëmijëve ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal, ku java që sapo lamë pas është shoqëruar me një shtim të madh të rasteve të fëmijëve të prekur nga gripi, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pranë Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas mjekës Ledina Hatija, vetëm gjatë kësaj jave, numri i vizitave ka arritur  në 100 vizita çdo ditë dhe fëmijët më të prekur kanë qenë ata të moshave nga 0-5 vjeç. Çdo ditë pranë këtij reparti janë shtruar rreth 10 fëmijë dhe aktualisht në dhomat e shtrimit ka ende fëmijë që ndodhen prej 1-jave të shtruar në këtë repart. Hatija shton se simtomat që kanë paraqitur fëmijët e prekur nga virozat dhe gripi janë:  temperaturë e lartë, the,probleme në rrugët e frymëmarrjes, çrregullim të ekuilibrit dhe dehidratim.

Mjekja këshillon prindërit që t’i mbajnë fëmijët me antipiretikë dhe lëngje në ditët e para e më pas të përdorin antibiotikë,ndërkohë që deklaron se, fëmijët e shtruar në këtë repart po trajtohen me antipiretikët, serume dhe me medikamentet e nevojshme pas diagnozës së dalë nga analizat e kryera. Sipas mjekes pediatre Ledina Hatija, këto viroza gripale janë shoqëruar në disa raste edhe me “brenkopneumoni” dhe ka pasur edhe 2 raste të komplikuara, të dyshuara për fruth por pas analizave të kryera nuk ka rezultuar “fruth”.

 

d.gj/ Shqiptarja.com