Spitali i Lezhës i gatshëm për pacientët me COVID, mjeku: Kemi 16 shtretër me respiratorë, rastet e rënda në Tiranë

LEZHË - 16 shtretër të pajisur me respirator janë gati për trajtimin e pacienteve me COVID-19 në Lezhë. Mjeku infeksionist, Martin Marku tha se spitali i Lezhës mund të hapë repartin për Covid, sapo të dalë udhëzimi nga Ministria e Shëndetësisë.

“Nuk është dhënë urdhër që të sëmurët me COVID të shtrohen në spitalin e Lezhës. Megjithatë po bëhen edhe përgatitjet në spital për këtë gjë. Aktualisht rreth 16 shtretër po shihen që mund të lihen për të shtruarit me COVID. Është mundësia që të ju ofrohet edhe oksigjeni të sëmurëve si dhe medikamente të tjera. Edhe nëse i shtrojmë këtu do i shtrojmë sipas gjendjes. Të sëmurët rëndë do i dërgojmë në spitalet COVID. Lezha i ka kapacitetet për momentin. Duke parë situatën mund që i gjithë spitali të jetë për këtë sëmundje. Për momentin kemi 16 shtretër”, u shpreh mjeku infeksionit, Martin Marku. 

Mjeku pranon faktin se mund të ketë vonesa në përgjigjen e tamponëve, por kjo nuk përbën problem pasi bëhen ekzaminime të tjera.

 “Në bazë të rëndesës, ose i jepet mjekim për shtëpi ose vazhdon mjekimin ambulator duke u ndjek nga mjeku i familjes. Janë në komunikim edhe me ne. Në bërjen e tamponëve mund të ketë vonesa, por pas diagnozës. Nuk na ka penguar mos ardhja e përgjigjes së tamponit. Ka raste të infektuarish mes bluzave. Ka raste në punë, por mund ta marrësh edhe jashtë saj. Megjithatë mjetet mbrojtëse i kemi. Është ofruar nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë”, shtoi mjeku.

Referuar shifrave në rritje të përsonave të prekur me COVID-19, Marku apelon për zbatim të masave dhe protokolleve të përcaktuara.

“Aktualisht COVID ka muaj që ka filluar edhe në rajonin e Lezhës, por kohët e fundit, duke pasur parasysh edhe sëmundjet respiratore, COVID e ka më të rehatshëm përhapjen. Ka një shtim të sëmurve me COVID në Lezhë. Pacientët paraqiten në urgjencë. Paraqiten nga raste mesatare deri në rëndë. Apeli im është ripërsëritur. Atë çfarë kanë në dorë njerëzit ta bëjnë si mbajtja e maskës, higjiena personale, distancimi fizik, duhet të bëhet ën mënyrë korrekte dhe nuk duhet nënvlerësuar. Ka neglizhenca tek njerëzit pasi ju duket si e pa rëndësishme. Por në fakt është shumë e rëndësishme dhe mënyra e vetme për tu mbrojtur nga virusi”, tha mjeku infeksionit, Martin Marku.

Aktualisht në Qarkun e Lezhës janë rreth 460 persona aktiv me COVID-19. Pjesa më e madhe e të cileve po trajtohen në kushte shtëpie, pasi janë asintomatik apo me sintoma të lehta të sëmundjes.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj