Spitali Rajonal i Lushnjës kalon në errësirë natën e së premtes. Defekti në nënstacionin elektrik i cili ndodhet tek ish-uzinat e plasmasit ka pësuar defekt në linjat e tensionit të lartë.

Drejtori i spitalit konfirmon se me anën e një gjeneratori është siguruar energjia në ugjencën e spitalit dhe maternitetin e Lushnjës, ndërsa pjesa tjetër e shërbimeve ndodheshin në errësirë të plotë.

Dega e OSHEE Lushnje po punon për riparimin e defektit të ndodhur. Ky është një rast i përsëritur, pasi edhe para 4 ditësh një tjetër defekt ka lënë pa energji politike për rreth 12 orë.

Spitali i Lushnjës nuk ka një rrjet të dytë alternative për furnizimin me energji elektrike, pavarësisht se në këtë qytet ndodhet edhe një tjetër nënstacion elektrik në lagjen “Ndoni Dhamo”.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)