
Tal Heinrich, zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu , tha se Forcat e Armatosura izraelite nuk synojnë spitalet, por bastionet, depot e armëve dhe objektivat ushtarake të Hamasit.
"Ne synojmë vetëm bastionet e Hamasit, depot e armëve dhe objektivat ushtarake", tha ai.
Ndërsa ushtria izraelite më herët deklaroi se spitali nuk ishte objektiv i ushtrisë, ndaj duhet verifikuar origjina e shpërthimit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin








