Spitali Ushtarak, shtretërit jashtë
famijarët flenë në lulishte

Spitali Ushtarak, shtretërit jashtë<br />famijarët flenë në lulishte
TIRANE- Në Shqipëri, ambjentet e spitaleve nuk mjaftojnë për të gjetur shërim, sidomos kur temperaturat jashtë kalojnë 35 gradë. Mungesa e ambjenteve të posaçme për të afërmit që i shoqërojnë pacientët ka bërë që këta të fundit të flenë jashtë.
 
Janë të paktën 10 familjarë, të cilët prej ditësh flenë në oborrin e spitalit të traumës. Në një vëzhgim të Tv “A1 Report” në këtë spital, pikërisht jashtë ambienteve të repartit të realimacionit bie në sy “fjetorja” e hapur e cila të kujton rëndom edhe emigrantët e viteve më parë.
 
Por si të mos mjaftonte, kjo familjarët jashtë kameravë pohojnë edhe faktin së në shumicën e reparteve të këtij spitali, ndodh që dhe kondicionerët të mos funksionojnë, dhe si pasojë shpesh herë dhe të sëmurët detyrohen të lënë spitalin, duke gjetur një strehëz hije për t’u freskuar jashtë ambienteve të reparteve ku janë shtruar .

FAMILJARET E PACIENTEVE FLENE NE LULISHTEN E SPITALIT USHTARAK
Në spitalin Universitar të Traumës ose Spitali Ushtarak sikurse është i njohur ndryshe, familjarët e të sëmurëve flenë dhe zgjohen për ditë të tëra në lulishtet e tij. Me krevat, dyshek dhe batanie me vete, ata kanë zënë hijet e pemëve, për të qenë sa më pranë të afërmit të tyre.

Të gjithë ata që rrinë te lulishtja janë kryesisht persona që i kanë të afërmit në reanimacion. “ Ne kemi 17 ditë që rrimë këtu, sepse kemi një të afërmin tonë që ndodhet në reanimacion. Nga e keqja rrimë këtu, ku të shkojmë. Por asgjë nuk na duket e veshtirë, në krahësim me hallin që po heqim” shprehen familjarët.

Ata thonë se janë të detyruar të rrinë këtu sepse nuk i dihet se si mund të marrë shëndeti i të afërmve të tyre. Personat që rrinë aty janë kryesisht nga qytete të largëta dhe mundësia për të shkuar në shtëpi është e pakët, veç shpenzimeve financiare.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 31.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët