Në çezmat e pacientëve të shtruar nëpër pavijonet e këtij spitali, apo dhe në dhomat e mjekëve, uji mungon në pjesën më të madhe të kohës, por edhe kur ka vjen me pikatore, për shkak të nevojave të shumta që ka ky institucion. Më problematikë, sipas vetë mjekëve ka qenë dita e djeshme, ku ndryshe nga herët e tjera, kur uji mungon gjatë gjithë natës, ai nuk ka ardhur edhe gjatë ditës nëpër rubineta. Situata është më e rëndë te shërbimi ku vijnë traumat, të cilat duhen pastruar dhe mjekuar me kujdes, ndërkohë që gjithçka dje ka qenë në një situatë jo e favorshme për shkak të mungesës së ujit. "Mirë që nuk kemi ilaçe, medikamente, apo çdo gjë tjetër, por tani nuk kemi as ujë për të larë duart. Dhe kjo është e tmerrshme. Sot (dje) nuk ka pasur ujë gjithë ditën. Unë jam mjek dhe për të larë duart para se të mjekoja të sëmurin, më është dashur të kërkoj ujë borxh tek të sëmurët e tjerë sepse spitali nuki kishte asnjë pikë. Dhe ky është një skandal. Vetë pacientët, kanë marrë bidonat dhe kanë dalë duke mbushur ujë te lokalet këtej rrotull ose tek ndonjë shtëpi që i hap derën. Është e tmerrshme. Mirë që nuk ka gjithë natën, por mungon edhe ditën", - na thotë i irrituar njëri nga mjekët e këtij spitali. Sipas tij një spital pa ujë mund të jetë një rrezik i madh, jo vetëm për pacientët, por edhe për të gjithë personelin që punon aty. Kjo pasi, mund të bëhet shkak për shpërthimin e një epidemie. Në çezmat e dhomave të pacientëve, por edhe në ato të mjekëve, numërohen me gishtat e njërës dorë orët kur ka ujë të rrjedhshëm. Pacientët na pohojnë se mesatarisht çdo ditë u vjen tri orë ujë, ndërkohë që gjatë natës ai mungon pothuajse fare. Si pasojë e kësaj mungese të tejzgjatur, ata e blejnë ujin për të plotësuar nevojat që kanë, por problem mbeten tualetet e spitalit, të cilat nuk kanë ujë rezervë. "Është problem uji i pijshëm, pasi ai vjen me orar dhe nuk arrin të plotësojë nevojat e spitalit. Ne e blejmë vetë, por problem janë banjot", - shprehet një i afërm i një pacienti të shtruar te Ushtaraku. Ndërkohë që të njëjtën situatë pohojnë edhe mjekët, të cilët shprehen se nuk dinë ku të trokasin, në mënyrë që kjo situatë të marrë fund. "Është e paimagjinueshme që një spital të mos ketë ujë. Në vend që të shërohesh, këtu e merr fare mirë infeksionin, pasi nuk ka ujë as për të larë duart. Është absurde që ne të kemi të njëjtat orare me familjarët përreth nesh", - shprehet një mjek i këtij spitali, i cili sqaron se spitali nuk favorizohet në oraret e furnizimit me ujë. Ndërkohë që burime nga Ujësjellësi shprehen se ky spital nuk ka kufizime në oraret e furnizimit dhe për asnjë moment nuk i është ndërprerë uji i pijshëm. Të njëjtat burime shtojnë se nëse ky spital nuk arrin të plotësojë nevojat, të vendosë depozita dhe të ketë ujë rezervë.
SPITALI
Sipas drejtorisë së këtij spitali, Ushtaraku ka depozita me ujë të pijshëm, që plotësojnë nevojat që kanë të gjitha shërbimet. Ata thonë se spitali nuk vuan për ujë të pijshëm, por nuk ngurrojnë t'u bëjnë apel pacientëve dhe të afërmve të tyre që të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm duke lënë çezmat hapur, por të kujdesen që depozitat të mos boshatisen kot. "Ne furnizohemi normalisht me ujë dhe nuk kemi probleme me ujin e pijshëm. Madje ne kemi edhe depozitat e mëdha, që shërbejnë për të plotësuar nevojat e spitalit kur nuk i plotëson ai i rrjetit të ujësjellësit. Por duhet të kemi parasysh që jo vetëm numri i pacientëve që ne përballojmë është rritur, por vijnë edhe me qindra familjarë që ndikojnë në rritjen e konsumit të ujit brenda spitalit. Ne u bëjmë dhe u kemi bërë vazhdimisht thirrje që të mos lënë rubinetet e çezmave hapur, duke u bërë shkak që depozitat të harxhohen në kohë rekord, por edhe ata të jenë të të kujdesshëm që asnjë pikë ujë të mos ikë kot", - na shpjegojnë burime pranë drejtorisë së spitalit ushtarak në Tiranë.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com