Spitali vatër COVID-i, 20 kuksianët që bëjnë dializën në Prizren apel shtetit: Na bëni tamponin

20 pacientë nga qyteti i Kukësit që trajtohen me hemodializë tre ditë në javë në spitalin e Prizrenit shprehin frikën se janë të rrezikuar nga koronavirusi. Kjo pasi tetë bluza të bardha të repartit të hemodializës në spitalin rajonal të Prizrenit kanë rezultuar pozitiv me COVID–19. 

Kjo konfirmohet edhe nga drejtuesit e spitalit të Prizrenit të cilët thonë se gjendja e  tyre shëndetësore është stabile. Drejtori Afrim Avdaj thotë se kanë marrë të gjithë masat që  pacientët  të marrin shërbimin e duhur  dhe të mbrojtur nga koronavirusi.

Ndërkohë pacientët nga Kukësi kërkojnë bërjen e tamponit pasi kanë frikë se mos janë të infektuar. Sakaq fillimisht 20 pacientët mëngjesin e së premtes nga spitali i Prizrenit nuk u lejuan të marrin shërbimin e hemodializes për arsye të situatës nga COVID-i.

Por pas ndërhyrjeve nga ministritë e Shëndetësisë së Kosovës e Shqipërisë dhe spitalit rajonal të Kukësit  ata kanë udhëtuar sërish drejt spitalit të Prizrenit për shërbimin e hemodializës të premten pasdite por me frikën e infeksionit edhe pse masat mbrojtëse nga spitali janë të forta.

'Kërkojmë rrugëzgjidhje, ku ta bëjmë se ne shpirtin kjo dializë na e mbanë, sot na kthyen se kanë dalë të gjithë me virus. I lutem si shtet se ne kjo dializë na  mban gjallë, që të jetojmë edhe ne si të tjerët. Ne se përballojmë, në Lezhë, Shkodër, të na hapin një vend si rreth Kukësi se për 3-4 ditë mbarojmë punë" tha një paciente.

Bashkëshorti i njërës prej pacienteve theksoi se 'Për arsye se në Prizren te klinika ka rënë koronavirusi, që të mërkurën dhe deri sot nuk kanë bërë dializë, po i zuri e hëna mbarojnë. Të sjellin aparaturat këtu, sesa ti transportojnë. Nesër për 24 orë duhet të bëjnë dializë, nga e mërkura në të hënë këta nuk mund të presin. Edhe ne të na bëhet kontrolli mjekësor,tamponi, se edhe ne jetojmë me të sëmurët që kanë qenë në spital" tha ai.  

Prej disa vitesh, falë marrëveshjes ndërqeveritare me Kosovën, më shumë se 25 pacientë nga Kukësi, Hasi e Tropoja, kryejnë hemodializën në spitalet e Prizrenit dhe Gjakovës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur