Spitallë, Dako: Zhvillimin ekonomik 
e mbështesim tek toka dhe deti

Spitallë, Dako: Zhvillimin ekonomik <br />e mbështesim tek toka dhe deti
Dako në një takim me banorët e Spitallës nga ku theksoi se zhvillimin ekonomik të qytetit do ta mbështesi tek toka dhe deti. “Në mandatin e ri do të vëmë në zbatim projektet tona për zhvillimin ekonomik me qëllim që të ulim varfërinë dhe papunësinë,” – është shprehur Dako, duke theksuar se “ne e mbështesim zhvillimin ekonomik tek toka bujqësore, toka industriale dhe deti, si tre shtylla të rëndësishme  që gjenerojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e të ardhurave për banorët e Durrësit”.

Kandidati socialist ka shtuar gjithashtu, se zona e lirë ekonomike që do të krijohet pikërisht në territorin e Spitallës, pranë kampusit universitar, do të mundësojë hapjen e shumë vendeve të reja të punës, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë vendin. Zona e lirë ekonomike, për shkak të pozicionit të saj gjeografik (afër aeroportit të Rinasit, Tiranës dhe Durrësit), pritet të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të qytetit bregdetar dhe më gjerë.

"Sektori i peshkimit do të jetë në qendër të vëmendjes, si një sektor me rëndësi në jetën ekonomike të qytetit, pasi në peshkim janë punësuar shumë persona dhe shumë të tjerë do të jenë të punësuar aty" -tha më tej Dako.

dako spitalle

Kandidati i majtë për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako vlerësoi se edhe monumentet e trashëgimisë historike dhe kulturore janë asete të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

“Dy asetet tona më të çmuara janë Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri, si asete që vizitohen nga një numër i madh turistësh, duke rritur të ardhurat e bizneseve që merren me hoteleri-turizëm, si mundësi për punësimin e shumë personave”, -tha Dako.
.
Dako në Spitallë shoqërohej edhe nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, si dhe ai i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi të cilët kërkuan mbështetje për kryebashkiakun aktual.

dako spitalle
dako
 Foto të tjera
dako spitalle
dako spitalle
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën