Spiunët e UDB jashtë drejtësisë,
SHISH dhe Byroja hapin dosjet 

Spiunët e UDB jashtë drejtësisë,<br />SHISH dhe Byroja hapin dosjet 
Bashkëpunëtorët e shërbimeve të huaja jo partnere nuk do të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Armata e prokurorëve dhe gjyqtarëve, përfshirë edhe kandidatët që shprehin ambicien për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, do t’i nënshtrohen verifikimit për lidhje me shërbimet e huaja, sidomos me UDB e ish-Jugosllavisë dhe shërbimet ruse. Fillimisht, kriteri ndalues u vendos vetëm për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, por më pas, kushti është shtrirë për të gjithë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e drejtësisë së re, duke nisur që tek aplikantët për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës. Aplikantët do të heton njëherësh nëse kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtor ose të favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 si dhe nëse kanë qenë ose janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të huaja.

Për verifikimin e aplikantëve do të bashkëpunojnë një sërë institucionesh vendase dhe të huaja. Projektligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit parashikon që për të shkuarën e kandidatëve do të japin informacion shërbimet shtetërore informative, kryesisht SHISH, Byroja Kombëtare e Hetimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, organet e administratës tatimore dhe doganore si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së aplikantit. Organet do të përgatisin një raport për çka aplikant. Ndërkaq, institucionet shqiptare do të bashkëpunojnë me shërbimet partnere, sidomos ma ato amerikane, franceze, gjermane dhe italiane, sikundër parashikohet në ligjet e tjera prioritare, për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Hapja e dosjeve, jo pengesë
Sa i takon lidhjeve me Sigurimin e Shtetit, rol parësor do të ketë komisioni për hapjen e dosjeve, i cili nuk është ngritur ende, ndonëse ligji ka hyrë në fuqi që nga viti i kaluar. Por, mungesa e ngritjes së komisionit, nuk do të jetë pengesë për verifikimin. Në mbledhjen e datës 12 korrik, komisioni për Reformën në Drejtësi, e ka zgjidhur me ligj ngërçin e krijuar. “Kur të hapen dosjet, do të bëjmë prokuror të Përgjithshëm në Shqipëri! Ja nuk hapen asnjëherë dosjet, si do të bëjmë? Ke të drejtë te pjesa që duhet të kenë të njëjtin standard, por te pjesa sesi do të bëhet kur nuk kemi hapur dosjet, nuk ke të drejtë! Do t’u drejtohen autoriteteve që kanë sot akses mbi to dhe do të kthejnë përgjigje. Në qoftë se ato kthejnë përgjigje: “Është në rregull”, atëherë në rregull. Më kupton? Se nuk do të presim ne sa të bëhet autoriteti. Kur të bëhet..., se nuk bëhet dot, zonja Hysi. Nëse e bën dot ti, na e thuaj, po të kesh një formulë”, ka deklaruar kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj.

Ruajtja e informacionit
Prokurorit dhe gjyqtarit i ndalohet gjithashtu të bëjë publike të dhëna ose informacione në lidhje me çështjet që i janë caktuar. U ndalohet gjithashtu të publikojnë mendimet që ka dhënë gjatë hetimeve apo seancave gjyqësore, përveç rasteve kur mendimi është publikuar nëpërmjet një vendimi. Drafti për statusin prokurorit dhe gjyqtarit parashikon që magjistratit i ndalohet krijojë lidhje të papërshtatshme dhe nuk duhet të ndikohet nga pushteti ekzekutiv ose nga pushteti legjislativ.

Papajtueshmëritë
Sipas draftit funksioni i prokurorit dhe gjyqtarit është i papajtueshëm me anëtarësinë në parti politike dhe pjesëmarrjen në veprimtari politike të organizuara nga një parti politike si dhe me kryerjen e çdo veprimtarie politike pavarësisht nëse veprimtaria kryhet në bashkëpunim me ndonjë parti politike ose jo, që mund të ndikojë në pavarësinë e magjistratit, të krijojë ndonjë konflikt interesi ose, në çdo rast, të krijojë përshtypjen që magjistrati është i paanshëm dhe i pandikuar.

spiunet

spiunet

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois