"Spiunët", ja politikanët që
drafti i ri i nxjerr në pension

drafti i ri i nxjerr në pension">
TIRANE- Grupi për të Drejtat e Njeriut do organizojë një tryezë për të diskutuar në lidhje me draftin e ligjit për“Lustracionin”, në hartimin e të cilit kanë marrë pjesë kryetarja e kësaj shoqate Elsa Ballauri, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ish-zv. presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE, Aleksandër Biberaj, si dhe juristët Genci Terpo dhe Olsi Baze.
Ky projektligj është i përmirësuar dhe godet krimin ekonomik, por dhe mënjanon ata që duhen mënjanuar e ata që mund të shantazhohen e mund të përdoren ende si vegla në dëm të shqiptarëve", deklaroi ish-kryeministri Meksi, njëri prej iniciatorëve dhe hartuesve të këtij drafti. Një ndër pikat kryesore të këtij drafti për "spiunët" janë kategoritë që përjashtohen të marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Dhe që prekin vërtet një numër shumë të madh të politikanëve dhe të ambasadorëve të sotëm, nga të dyja krahët e politikës. Por që për çudi nga varianti fillestar i draftit, është hequr pika që kërkonte përjashtimin dhe të sekretarëve të PPSH, e deklaruar kohë më parë për gazetën tonë si element kryesor nga Biberaj. Pikë që përjashtonte Berishën, si ish-sekretar i PPSH dhe që me këtë draft, i vetmi që shpëton është ai. Kështu përjashtohen të gjithë ata që kanë qënë anëtarë ose kandidatë të Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv.kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar e anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991, zv.Ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit ose që ka bashkëpunuar në çdo mënyrë tjetër me Sigurimin e Shtetit, deri më 2.07.1991 kur krijohet SH.I.K., ambasador, sekretar ambasade dhe këshilltar në përfaqësitë diplomatike shqiptare. Por përjashtohen dhe ata që kanë qënë bashkëpunëtorë si dhe agjentë në shërbim të shërbimeve të huaja, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues në organet e Sigurimit si dhe prokurorë, gjyqtarë apo ndihmës gjyqtarë në procese politike speciale, denoncues apo dëshmitar rëndues në proceset politike. Ligji në ndryshim nga drafti i viteve të mëparshme përfshin dhe kandidatët për anëtarë të KQ të PPSH, por dhe zv.ministrat e brendshëm dhe ambasadorët. Duke parë me vëmendje këtë skemë të projektligjit, vihet re se në "pension" politik ish-presidenti Rexhep Meidani, kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, kreu i PSD, Skënder Gjinushi, kreu i PAA, Lufter Xhuveli, ambasadorët Mehmet Elezi, Shpëtim Çushi, Dashnor Dervishi dhe Maxhun Peka, si dhe deputeti ish-hetues, Dashnor Sula. Ndërkohë që sipas draftit të ligjit që do diskutohet ditën e sotme përcakton dhe përbërjen e Autoritetit të Kontrollit të Figurës, me përfaqësues të Presidentit, Kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe dy nga dy grupet më të mëdha parlamentare. Njëherësh, janë përcaktuar të gjitha procedurat e marrjes së informacionit, bashkëpunimi me organet kompetente. Sipas draftit, autoriteti duhet që brenda 90 ditëve të publikojë Listat e përpunimit aktiv A-2 dhe B-2, si dhe emrat e personave për të cilët ka denoncime dhe brenda 120 ditëve të publikojë Listat e plota të drejtuesve dhe punonjësve (legal dhe ilegal) të Sigurimit të Shtetit dhe të Hetuesisë së tij në vite. Ndërkohë që në lidhje subjektet e verifikimit, duke filluar nga Presidenti, deputetët e deri te krerët e njësive vendore, dërgohet listat tek Autoriteti i Verifikimit të Figurave dhe brenda afatit të përcaktuar bëhet verifikimi. Ata që s'mundin të kalojnë "rrjetën" e ligjit, kanë të drejtë të ankimojnë ose të japin dorëheqjen nga kandidimi, në rastin e të qenit në detyrë largohen sërish, me procedura tepër të rregullta.

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi nëpërmjet një deklarate për gazetën u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të mbështesin draftin për ligjin e ri të "Lustracionit" që do të paraqesë në Kuvend grupi për të Drejtat e Njeriut.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël