Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk është i interesuar të drejtoje ndonjë ekip italian.
Tekniku italian u largua nga Milani në vitin 2009 për te marrë drejtimin e Celsit. Më pas, ai mori drejtimin e Paris Saint-Germain para se t'i bashkohet Real Madridit.
"Para se te largohesha nga Italia kam menduar shumë, ajo nuk ishte e lehtë, por unë e kam ndjerë rehatin jashtë vendit," tha ai për Radio Rai.
"Unë nuk do të kthehem. Futbolli italian ka shume dallime me te tjeret. Stadiumet janë bosh në krahasim me vendet e tjera dhe dhuna është më e zakonshme në Itali sesa në vendet të tjera evropiane", ka theksuar ai. /atsh/