TIRANE - Ariedo Braida, ish-menaxheri sportiv i Milanit, javën e ardhshme pritet të emërohet drejtor sportiv i Barcelonës në vend të të shkarkuarit Andoni Zubizarreta.
Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës, përfundimisht e ka gjetur pasardhësin e ish-drejtorit sportiv, Zubizarreta, i cili u shkarkua nga detyra muajin e kaluar.
Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, në vend të Zubizarretas, deri në fund të sezonit do të emërohet italiani, Ariedo Braida, ish- menaxheri sportiv i Milanit.
Braida pritet qe të martën të nënshkruaje zyrtarisht kontratën.
Braida ka punuar me "Rossonerët" nga viti 1986 deri më 2013 (28 vite), duke u njohur edhe si arkitekti i Milanit, i cili dominoi në Europë në fund të viteve 80-te dhe në fundit të viteve 90-te. /ATSH/
/Shqiptarja.com