TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/. - Menaxheri i Newcastles, Alan Pardew, ka folur me superlativa për trajnerin e Arsenalit, Arsen Wenger. Ai mendon se drejtuesit e klubit londinez duhet ta nderojnë francezin për arritjet e klubit, duke ia venë emrin stadiumit "Arsen Wenger", shkruan gazeta Express.
"Stadiumi duhet të emërohet "Arsen Wenger", ka deklaruar Pardew në nje konferencë për mediat para ndeshjes me Arsenalin, që do të luhet të shtunën në Emirates.
"Pas Sir Alex Fergusonit, ai është menaxheri më i mirë në historinë e Premier Ligës. Jose Mourinho nuk ka bërë sa duhet ende", ka theksuar ai. /a.ke/









