TIRANE, 6 janar /ATSH/. - Ekipi i Serise A ne Itali, Atalanta, kërkon sulmuesin e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.





Dy ditë më parë, shkodrani është thirrur në një takim urgjent nga drejtuesit e klubit çek Slavia e Pragës, ku lojtari është nën kontratë. Në këtë takim Balajt i është bërë e ditur se në klub ka ardhur një ofertë zyrtare nga Atalanta. Mësohet se Balaj është befasuar, duke mirëpritur diçka të tillë.
Pasi e kanë vënë në dijeni sulmuesin shqiptar, duke e njohur paraprakisht edhe me kushtet për transferimin e mundshëm tek ekipi i Serise A, drejtuesit e Slavias kanë vendosur për t'u kthyer një përgjigje zyrtare italianëve.
Mësohet se çekët kërkojnë rreth 600 mijë euro për ta lënë të lirë Balajn. Nuk dihet nëse kjo shumë do të paguhet nga klubi italian, por në ditët e ardhshme mund të ketë një përgjigje konkrete nga Atalanta.
Atalanta e ka ndjekur së fundmi shkodranin, veçanërisht në ndeshjet e kombëtares shqiptare dhe kërkon me ngulm ta afrojë gjatë merkatos së janarit. Gjithsesi, mbetet për te pritur nëse Atalanta do ta pranojë ofertën e Slavies së Pragës për kartonin e shkodranit. /a.ke/