TIRANE, 21 shkurt /ATSH/. - Trajneri Diego Simeone mund të qendroje gjatë ne drejtimin e Atletico Madridit, pasi drejtuesit e kampionit të Spanjës ne fuqi po përgatiten t'i ofrojnë kontratë afatgjate teknikut argjentinas.
Sipas gazetës sportive madrilene, AS, drejtuesit e klubit te Atleticos pritet t'i ofrojnë kontratë shtatëvjeçare ish-trajnerit të Canatias, Racingut, Estudiantesit dhe River Plates.
Drejtuesit e klubit spanjoll duan qe argjentinasi te qendroje sa me gjate me ta. Simeone ka marrë drejtimin e Atletico Madridit në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë skuadra ka fituar disa trofe. /a.ke/







