TIRANE, 3 mars /ATSH-AFP/. - Josep Guardiola ka hedhur poshte zerat per nje kalim te mundshem e tij ne kampionatin e Anglise, sipas te cilave, ai do te largohet nga Bayern Munich per te zevendesuar Manuel Pellegrini ne rast se trajneri kilian largohet nga Manchester City.
"Nuk ka asgje e vertete, konfirmoi trajneri spanjoll ne nje konference shtypi. Une jam shume i kenaqur ketu, pasi eshte nje klub i jashtezakonshem".
"Une per momenin mund te them se do te vazhdoj te respektoj kontraten, pasi jam ende nje vit e gjysem nen kontrate dhe gjithçka do e diskutohet ne kohen e duhur", theksoi ai.
Pellegrini eshte kritikuar nga "ekspertet", ne rrjetet sociale, si dhe mediat britanike, sidomos pas humbjes me Barcelonen te marten ne fushen e vet per te 8-tat e finaleve te Liges se Kampioneve vajtje (2-1) e me pas te dielen pas humbjes nga Liverpuli ne kampionat.
Presidenti i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, prej kohesh eshte shprehur per nje zgjatje te kontrates me Guardiolen sa me shpejt te jete e mundur. /a.ke/












