TIRANE, 28 janar /ATSH/. - Guardiola nuk mund të gjej klub më të mirë se Bayerni. Keshtu eshte shprehur Franz Beckenbauer, presidenti i nderit i Bayern Munichut.
Mediat e huaja kanë nisur të spekulojnë se ky do të jetë sezoni i fundit i Pep Guardiolas te Bayern Munichu. Madje, ish- trajneri i Barcelonës ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjes rreth të ardhmes.
Por, Franz Beckenbauer, presidenti i nderit i Bayern Munichut, i ka bërë me dije Pep Guardiolas se nuk mund te gjeje askund vend me te mire sesa në Allianz Arena.
"Unë një herë kam thënë se shpresoj që Guardiola do të qëndroje këtu për 10 vjet dhe unë vazhdoj të shpresoj. Ai vështirë se do të gjejë kushte më të mira se sa në Munich", ka deklaruar ai per për Bild.
"Ai është vetëm 44 vjeç dhe ka kohë të mjaftueshme për të marrë përsipër një tjetër klub. Është gjithashtu e qartë se Guardiola në thelb nuk ka nevojë për kontratë", ka theksuar figura e shquar e futbollit gjerman. /a.ke/







