Sport – Cristiano Ronaldo do ta mbylli karrierën te Real Madridi


TIRANE, 3 shkurt /ATSH-AFP/. - Sulmuesi portugez dhe ylli planetar, Cristiano Ronaldo, do ta mbylli karrieren e tij te Real Madrid, beri te ditur te marten agjenti i tij, Jorge Mendes.
"Gjithçka eshte e qarte, ai nuk do te largohet nga Real Madrid", deklaroi agjenti portugez, i pyetur nga BBC lidhur me karrieren e patriotit te tij 29-vjeçar.
Ikona boterore, i pergatitur te Sporting Portugal, shkoi ne moshen 18 vjeç ne Angli, nderkohe qe u transferua nga Manchester United te Real Madrid ne 2009 per 93 milion euro.
Ne janar, ai fitoi Topin e Arte te trete pas atyre ne 2008 e 2013. Ai gjithashtu ka shenuar 52 gola ne 118 ndeshje me perfaqesuesen, ku ka debutuar qe ne gusht te 2003. /a.ke/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti