TIRANË - Klubi Sportiv "Korabi" ka prezantuar së fundmi në faqen zyrtare në rrjetin social 'Facebook' edhe lojtarin e saj më të ri duke e cilësuar si edhe blerjen më të fuqishme të merkatos.
E besoni apo jo, ai është pikërish aktori i njohur Besart Kallaku.
I njohur ndryshe apo më së shumti si "Gjini" apo "Skifteri", emrat e dy prej personazheve që ai interpreton edhe në një ndër spektaklet humoristike, Besi e ka marrë seriozisht me futbollin.
Pas një eksperience që Besi ka pasur edhe më parë si futbollist në vitin 2009, duke u angazhuar si lojtar në skuadrën Adriatiku të qytetit të Mamurrasit dhe ku debutoi pikërisht në ndeshjen kundër Korabit të Peshkopisë, eksperiencë që ai e vazhdoi edhe me pas duke luajtur për ekipin e qytetit të Krujës, tashmë Federata Shqiptare e Futbollit e ka federuar Besin si një lojtar profesionist.
Ekipi i Korabit
Në faqen zyrtare të KS Korabit ku është prezantuar  blerja më e fundit e klubit, sigurisht që nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga an e tifozëve të skuadrës, admiratorëve të Besit, apo edhe kritikëve që ishin në minorancë e që e kundërshtonin këtë blerje thjesht prej faktit që Besi është një djalë 30 vjeçar.
Edhe pse ai është një ndër figurat më të sukseshme të ekranit në vend prej kohësh, e një ndër aktorët e humorit më të pëlqyer nga të gjitha moshat, me sa duket Besi po realizon tashmë një ëndërr e pasion të tijin, pasion ky i cili do të na e shkëpusi nga ekrani komikun e sukseshëm që publiku mezi e pret ta shoh në skenë.
/ATSH/