TIRANE, 2 mars /ATSH/. - 70 milion euro në sezon eshte kërkesa e pilotit britanik Lewis Hamilton për të rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni me skuderine Mercedes.
Kampioni aktual i botës në Formula 1 po ushtron presion për një rritje të jashtëzakonshme të pagës dhe shifren e ka bere te ditur e përditshmja angleze "The Times": 1.4 milionë euro në javë.!?
Problemi i rinovimit të kontratës së kampionit ishte shfaqur edhe vitin e kaluar menjëherë pas fitores së Botërorit në Abu Dhabi. Mercedes kërkonte që të mbyllte gjithçka me nxitim, por gjatë gjithë dimrit nuk ia doli që të gjente një marreveshje.
Tani çështja është bërë akoma më e mprehtë dhe Lewis Hamilton vështirë se do të hedhë firmën në kontratën e re para fillimit të Çmimit të Madh të Australise ne Melburn, që do të hapë sezonin e ri në 15 mars.
Bosi i skuadrës, Toto Wolf, gjithnje eshte perpjekur qe të qetësoje situaten, duke theksuar se "Duam ta rinovojmë kontratën sa më shpejt, por pa vendosur afate, pasi ato krijojnë tension". /a.ke/












