Joseph Blatter, president i FIFA-s qe nga viti 1998, ka bere te ditur te enjten pa surpriza, se ka depozituar kandidturen e vet duke synuar nje mandat te 5-te ne kete post.
"Sot (enjte) eshte nje date-kyç ne kalendarin elektoral te FIFA-s. Une kam dorezuar dokumentat e nevojshme dhe komisioni elektoral do te vazhdoje proceduren", shkruan ne Twitter zvicerani 78-vjeçar.
Blatter, favorit i madh per kete post, ka dorezuar te gjithe dokumetacionin e kerkuar pa probleme, duke plotesuar te gjitha kriteret. Krahas tij, kandidaturen e kane paraqitur edhe kandidate te tjere, mes te cileve  Michael Van Praag, 67 vjeç, president i Federates Holandeze, princi jordanez Ali bin Al Hussein, i quajtur princi Ali, 39 vjeç, nje zv/president i FIFA-s etj.
Ish-fituesi i Topit te Arte, portugezi Luis Figo, 42 vjeç, qe ka paraqitur kandidaturen, nuk ka pervojen e duhur ne kete instance. Krahas tij, kane paraqitur kandidaturen edhe francezet David Ginola, ish-lojtar i Paris SG, 47 vjeç dhe Jérôme Champagne, ish-nensekretar i pergjithshem i FIFA-s, 56 vjeç.
Zgjedhjet do te zhvillohen me 29 maj ne Zurich. /ATSH/