TIRANE, 12 shkurt /ATSH/. - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur pesë pozicione në renditjen më të fundit të FIFA-s. Kuqezinjtë tani zënë vendin e 63-te.





Nderkohe, Gjermania vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga Argjentina. Kolumbia është e treta para Belgjikës, Holandës, Brazilit dhe Portugalisë.
Franca ka rënë me nje pozicion dhe tani është e teta, ndersa Uruguai është ngjitur ne vendin e 9-te, duke qene para Spanjës (10). /a.ke/