TIRANE, 4 shkurt /ATSH/. - Eshte mbledhur perseri sot ne Federaten Shqiptare te Futbollit, Komisioni i Etikes. Ai ka vazhduar hetimin ne lidhje me ndeshjet e dyshuara si te trukuara ne futbollin shqiptar.
Komisioni vazhdoi punen me pyetjet e deshmitareve dhe shqyrtimin e fakteve. Per shkak te mosparaqitjes se deshmitareve per shkaqe pune, Komisioni i Etikes vendosi, qe te rimblidhet perseri te henen me 9 shkurt ne ora14.00. Gjithashtu, ai ka vendosur te perfshije ne hetim ne kete mbledhje edhe ndeshjen e Superliges Elbasani-Skenderbeu. /a.ke/










