Sport – Gazeta “Estaedao”: Sepp Blatter kërkon postin e presidentit të FIFA-s me rryshfete!
TIRANË, 13 shkurt /ATSH/. – Sepp Blatter po bën çmos që sërish të rizgjidhet në krye të FIFA-s. E perditshmja braziliane “Estaedao” e akuzon presidentin e FIFA-s se u ka premtuar federatave nga 300 mijë euro në këmbim të votës së tyre për zgjedhjet që do të zhvillohen ne muajin maj. Sipas kësaj gazete, Blatter e ka […]
Presidenti i Fifa-s, Josef Blatter
TIRANË, 13 shkurt /ATSH/. - Sepp Blatter po bën çmos që sërish të rizgjidhet në krye të FIFA-s. E perditshmja braziliane "Estaedao" e akuzon presidentin e FIFA-s se u ka premtuar federatave nga 300 mijë euro në këmbim të votës së tyre për zgjedhjet që do të zhvillohen ne muajin maj.
Sipas kësaj gazete, Blatter e ka nisur fushatën e premtimeve konkrete menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së tij, duke penalizuar në një farë mënyre konkurrentët e tjerë në këtë garë.
Duke konsideruar faktin se federatat që do të votojnë janë 209, nëse të gjithë pranojnë propozimin e Blatter, shuma në total që duhet të paguajë kreu i FIFA-s është 55 milionë euro.
"Estaedao" zbulon se Blatter ka menduar ta justifikojë këtë veprim në një mënyrë aspak korrekte, pasi shumën e akorduar për çdo federatë do ta justifikojë me faktin se këto të holla do të mbulojnë shpenzimet e ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës 2018!
Nga ana tjetër, kundërshtarët e tij theksojnë se kjo është një mënyrë e jashtëligjshme dhe synon që të afrojë sa më shumë federata rreth kandidaturës së presidentit aktual të FIFA-s.
Në këtë drejtim kanë ardhur kritika të ashpra edhe nga vetë UEFA që është deklaruar kategorikisht kundër mënyrës se si po e drejton fushatën elektorale Sepp Blatter. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23