TIRANE, 22 dhjetor/ATSH/. - Interi ka filluar të mendoje per përforcimin e skuadrës gjate merkatos se janarit. Trajneri Roberto Mancini po synon që të përforcoje skuadrën për pjesën e dytë të sezonit, bejne te ditur burime nga klubi.
Ish- trajneri i Manchester City dhe Galatasarayt ka zbuluar se synon ta transferoje Alessio Cercin nga Atletico Madrid, nderkohe qe ka mohuar spekulimet së është i interesuar për futbollistin e Tottenhamit, Aaron Lennon.
"Lennon? Ne nuk kemi biseduar për këtë. Ai nuk është pjesë e planeve tona, por mbase do të jenë lojtarë të tjerë në qoftë se ne mund t'i marrim ata", deklaroi Mancini, shkruan gazeta Express.
"Cerci? Ai është një mundësi, por ne do të duhet të presim. Ai është një lojtar i Atletico Madridit", shtoi Mancini pas barazimit me Lazion 2-2.
"Megjithatë, ekipi duhet të vazhdojë të punojë pavarësisht nga ndonjë blerjeje. Ne duhet të gjejmë vazhdimësinë e duhur për të gjithë lojën dhe kjo mund të bëhet vetëm duke punuar", ka theksuar ai. /a.ke/