TIRANE, 12 dhjetor/ATSH/. - Filippo Inzaghi ka shprehur bindjen se Milani përsëri do të bëhet njëri nga ekipet më të mira, por duhet kohë për ta bërë një gjë të tillë. "Nuk kam shkopin magjik për t'i zgjidhur të gjitha problemet e ekipit", ka theksuar ai.
"Unë mendoj se ky është momenti i Milanit. Duhet kohë që të arrijmë në maje, por une nuk kam shkop magjik. Ka shumë ekipe të tjera të cilët janë duke luftuar per te shkuar me lart, si  Napoli apo Inter", ka deklaruar ai.
"Gjithçka arrihet me durim, por unë jam i sigurt se ne do të jemi të mëdhenj përsëri", ka thene ish-sulmuesi i Milanit. /a.ke/