Mbrojtesi qendror gjerman, Antonio Rüdiger (Shtutgart) eshte huazuar per nje sezon tek AS Roma, kundrejt 4 milion euro, beri te ditur klubi italian.
Ky huazim shoqerohet me opsionin e blerjes per 9 milion euro. Rüdiger do te perforcoje repartin e mbrojtjes te ekipit te drejtuar nga Rudi Garcia, pas largimit te Yanga Mbiwa (Lyon) e Romagnoli (AC Milan).
22-vjeçari Rüdiger eshte aktivizuar gjashte here me perfaqesuesen e Gjermanise.