TIRANË, 26 nëntor/ATSH/. - Komisioni i Disiplinës i FSHF-se ne mbledhjen e te merkures mori në shqyrtim problematikën e hasur në kampionatet kombëtare fundjavën e shkuar. Por, incidentet mes dy tifozërive dhe shkatërrimi i disa mjediseve te  "Elbasan Arena" gjatë ndeshjes Elbasani-Tirana, ka qenë në qendër të analizes së këtij organi juridik të FSHF-së.
Pasi ka analizuar dokumentacionin përkatës, Komisoni i Disiplina ka vendosur të dënojë me 6 ndeshje pa tifozë jashtë fushe Tiranën. Ky dënim i bashkohet pjesës së mbetur të dënimit të parë, që erdhi pas dhunës në "Loro Borici" në fazën e parë. Po ashtu, klubi bardheblu është gjobitur me 2 milionë lekë gjobë. Dy klubet, Elbasani dhe Tirana, ngarkohen të zhdëmtojnë gjithë dënim financiar të shkaktuar në stadiumin "Elbasan Arena" nga tifozët. Tirana, njëherazi, nuk ka të drejtë ta konvertojë dënimin me para.
Nderkohe, Elbasani do te luaje 6 ndeshje pa tifozë në stadiumin e vet, ndërsa gjobitet edhe me 2 milionë lekë. /a.ke/