TIRANE - La Liga është kampionati më i fortë në botë sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS). La Liga spanjolle është zgjedhur si kampionati më i fortë në botë për të pestin vit radhazi nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS).
Primera Division ruan kryesimin falë performancës së jashtëzakonshme të skuadrave të saj, jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet evropiane.
Befasi në klasifikimin e kampionateve më të fortë në botë mund të konsiderohet vendi i dytë, me Serinë A , ndersa në vendin e tretë është Premierliga.
Ndersa Primera Division e Argjentinës ndodhet në vendin e katërt, duke u pozicionuar më mirë ndër kampionatet e Amerikës së Jugut. Nderkohe, me dy pozicione ka rënë Bundesliga gjermane, që aktualisht ndodhet në vendin e pestë.
Kampionati Francez ruan pozicionin që kishte në 2013, vendin e shtatë , pas Brazilit, ndërsa dhjetëshja me e mirë mbyllet me Portugalinë, Kolumbinë dhe Paraguajin. /ATSH/