TIRANE, 14 Shtator /ATSH-AFP/. - Sulmuesi argjentinas Sergio Agüero, i cili u demtua ne gju te shtunen ne kampionatin e Anglise ndaj Crystal Palace, do te jete i padisponueshem per ndeshjen ndaj Juventusit ne Ligen e Kampioneve te marten, bene te ditur burime nga klubi.
"Sergio nuk eshte i disponueshem, deklaroi trajneri kilian i ekipit, Pelegrini. Ai ka marre nje goditje te forte ne gju".
Sulmuesi 27-vjeçar, i cili kete sezon ka shenuar vetem nje gol, nuk eshte stervitur me pjesen e mbetur te ekipit te henen.
Pas mungeses ndaj Palace per aresye demtimesh, David Silva dhe Raheem Sterling jane rikthyer normalisht me stervitje.
Manchester City eshte ne grupin D bashke me Juventusin, Monchengladbach dhe FC Sevilja.