TIRANE, 6 janar /ATSH/. - Legjenda e Argjentinës, Armando Diego Maradona, ka zbuluar se cilin futbollist preferon për te ftuarTopin e Artë 2014.
Maradona, ish-ylli i Napolit, këte here ia ka kthyer shpinën Lionel Messit.
Legjenda e Argjentinës beson se portieri i Bayern Munich dhe perfaqesueses se Gjermanise, Manuel Neuer, e meriton Topin e Artë para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
"As Messi, as Ronaldo, i preferuari im për Topin e Artë është Manuel Neuer", ka deklaruar ish-seleksioneri i Argjentinës, i cili gjithmonë ka qenë përkrah yllit të Barcelonës.
Fituesit i Topit të Artë do të zbulohet me 12 janar në një ceremoni që do të organizohet nga FIFA në Zurich. /a.ke/












