TIRANE, 25 dhjetor /ATSH/. - Sport Mediaset, gjigandi i medias italiane, ka zgjedhur formacionin me te mire te vitit 2014 si dhe trajnerin me te spikatur.
Në zgjedhjet e gazetarëve sportivë të Sport Mediaset janë të shumtë lojtarët e kombëtares gjermane, por edhe futbollistë të tjerë që spikatën jo pak në Kupën e botës ne Brazil. Skema e përzgjedhur nga gazetarët e Sport Mediaset është 4-3-3.
Portier: Manuel Neuer
Mbrojtës: Philipp Lahm, David Alaban, Diego Godin dhe Javier Mascherano.
Mesfushorë: Angel Di Maria, Toni Kroos dhe James Rodriguez
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Arne Robben.
Trajneri i vitit: Diego Simeone /a.ke/











