TIRANË- Sot në orën 20:45, në stadiumin "Loute De Lorient", të qytetit të Rennes, kuqezinjtë e Xhani De Biazit do të përballen në një miqësore luksi me Francën.
Stadiumi "Loute De Lorient", i ndërtuar në vitin 1912 dhe i rinovuar në vitin 2000, ka një kapacitet prej 29 376 vende. 4 000 bileta, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë të rezervuara për tifozerinë kuqezi. Burime pranë grupimit kuqezi kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë miqësore luksi.
Qyteti ka një popullsi gati 208 mijë banore. Vendodhja e tij është në zonën veriperëndimore të Francës.
Kushtet Meteorologjike: Në Renne të Francës, sipas parashikimeve të BBC ditën e sotme temperaturat do të varjojnë nga 10-14 gradë celcius. Gjatë ditës nuk përjashtohen mundësitë e reshjeve të shiut në zona të ndryshme të qytetit, por dhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Ndërsa në mbrëmje gjatë orarit të ndeshjes lagështia parashikohet 97% dhe temperatura rreth 10 gradë Celcus. Mbi qiellin e stadiumit do të ketë re, ndërsa reshjet parashikohen vetëm pjesën e parë, pasi në të dytën koha pritet të hapet. /ATSh/
/Shqiptarja.com