TIRANË, 12 dhjetor /ATSH-AFP/.- Evenimentet sportive ne Mbreterine e Bashkuar jane ndjekur nga 67,5 milion spektatore ne vitin 2014, nderkohe qe 42,8 milion prej tyre jane te pasionuar pas futbollit, sipas nje studimi te kabinetit Deloitte te publikuar te premten.
Ne nje vend me 63,5 milion banore, keto shifra tregojne per interesin e madh te popullsise britanike per sportin.
Pas lojes se futbollit, nder sportet me te preferuara per t'u ndjekur jane edhe regbia me 4,9 milion spektatore ne stadiume, tenisi (900.000 persona gjate gjithe vitit), ku dominon shifra e 491.000 personave qe ndjekin Turneun e Wimbledon per 13 dite si dhe turneun e Grand Chelem.
Gjate tre diteve te Cmimit te Madh te Formula 1 ne Silverstone, ka nje shifer prej 298.000 personash qe ndjekin aktivitetin e rendesishem sportiv.
Me "Ryder Cup" gjate gjashte diteve, golfi angazhon si shikues te rregullt 240.000 persona. Nderkohe, Lojrat e Komonuellthit ne Glasgow ndiqen nga 1,3 milion spektatore. /a.ke/