TIRANE, 24 dhjetor/ATSH/. - Barcelona synon ta mbaje sa me gjate ne radhet e veta yllin brazilian, Neymar. Klubi katalanas i ka ofruar nje kontratë të re ish- sulmuesit të Santosit.





Neymar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, por drejtuesit e skuadrës nga Camp Nou dëshirojnë që ta zgjasin kontraten edhe për dy sezone, deri në vitin 2020.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i brazilianit, Wagner Ribeiro. "Sigurisht që Barcelona dëshiron të rinovojë kontratën e Neymarit deri në 2020. Kjo është e vërtete ", ka deklaruar ai per mediat sportive. /a.ke/