TIRANE, 9 shkurt /ATSH/. - Pas humbjes 4-0 me Atleticon te shtunen, tifozët "kane ngelur ne klase" ekipin e Real Madridit.
Tifozet kane votuar per deshtaket, duke dhene vleresimet me negative per futbollistet mbretërore pas deshtimit me Atletico Madridin.
Ashtu sikurse pritej, Cristiano Ronaldo e Iker Casillas ishin ndër lojtarët më pak të vlerësuar. Casillas mori notën 2.4 nga 10, me Sami Khediran që u vlerësua 1.9 dhe Ronaldon me vetëm 1.7, duke qenë nota më e dobët, shkruan gazeta Marca.
Nuk eshte vleresuar as trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, që mori notën 1.9.
Ndryshe ishte vleresimi per Atleticon. Antoine Griezmann mori 9.5, Mario Mandzukic 9,2 e Arda Turan e Saul nga 9.1. Gjithsesi, më i miri padyshim ishte trajneri Diego Simeone që mori një vlerësim rekord prej 9.7 nga 10 te mundshmet. /a.ke/









