TIRANE, 4 shkurt /ATSH/. - Pep Guardiola në Katar? Sipas Sport Bild, Pep Guardiola mund td marrë drejtimin e përfaqësueses së Katarit pasi t'i perfundoje kontrata me Bayern Munichun.





Pep Guardiola është i lidhur me Bayernin deri në verën e vitit 2016. Por, sipas gjitha gjasave, tekniku spanjoll nuk do ta vazhdoje kontratën me kampionin e Gjermanisë.
Sipas Sport Bild, Guardiola mund te marrë drejtimin e përfaqësueses së Katarit pasi  te largohet nga bavarezët.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Katarit synojnë që Guardiola te drejtoje përfaqësuesen e tyre në Kampionatin Botëror 2022. /a.ke/