TIRANE, 6 janar /ATSH/. - Sulmuesi i ri i Interit, Lukas Podolski, synon të lerë gjurmë tek neroazzurrët.
Tashme Lukas Podolski edhe zyrtarisht është futbollist i Interit. Ai u transferua si huazim nga Arsenali deri në fund të këtij sezoni.
"Unë shpresoj të renditem ndër legjendat e klubit si, Ronaldo, Zanetti, Jurgen Klinsman, Andreas Brehme, Lotar Mateus, e shumë të tjerë ", ka shkruar gjermani në rrjetin social Facebook.
Ish- sulmuesi i Kolnit dhe Bayern Munichut ka falënderuar trajnerin Roberto Mancini që ka insistuar ta transferoje nga Arsenali.
"Unë dua të jap një falënderim të veçantë për trajnerin Roberto Mancini, i cili bëri një përpjekje të madhe që unë të transferohem tek Interi", theksoi Podolski, i cili pritet të debutoje sonte ndaj Juventusit. /a.ke/












