TIRANE, 24 dhjetor/ATSH/. - Real Madrid gjatë vitit 2014 ka arritur të fitoje katër trofe: Ligën e Kampionëve, Kupen e Mbretit, Superkupën e Europës dhe Kupën e botës për klube.





Referuar ketyre trofeve, mbrojtesi Sergio Ramos e ka vlerësuar vitin 2014 si fantastik për skuadrën e  Real Madridit.
"2014 ka qenë një vit fantastik për ne. Jo vetëm sepse kemi fituar trofe, por per mënyrën sesi i kemi fituar ato. Trajneri Ancelotti e ka mbajtur secilin lojtar në një nivel shumë të lartë", deklaroi Ramos.
"Në skuadër ekziston një respekt shumë i madh për të gjithë", ka theksuar mbrojtesi i perfaqesueses se Spanjës. /a.ke/