TIRANE, 10 mars /ATSH/. - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pritet qe te shkarkohet nga presidenti i klubit, Florentino Perez, nëse humb "El Clasicon" ndaj Barcelonës, shkruan gazeta sportive spanjolle Mundo Deportivo.Presidenti Perez nuk është i kënaqur me rezultatet e fundit te ekipit dhe Ancelotti shihet si fajtori kryesor.
Fernando Hierro pritet qe të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit, ndërsa nga sezoni i ardhshëm drejtimin e skuadrës pritet qeë ta marrë legjenda e klubit, Zinedine Zidane, që këtë sezon po drejton Real Madrid Castillan (D2).  /a.ke/