TIRANE, 17 Gusht /ATSH/. - Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez, eshte shprehur se Barcelona është ekipi kampion dhe pikë reference këtë sezon në La Liga.
Por, ai ka shtuar se nuk është vetëm Barcelona në Spanjë, pasi aty janë edhe Valencia, Atletico Madrid dhe Sevilla.
"Në Spanjë nuk është vetëm Barcelona. Aty jane edhe Atletico Madrid, Valencia dhe Sevilla, të cilat po tregojne vlerat e tyre. Por, është e vërtetë se Barcelona është ekipi kampion dhe pikë reference", eshte shprehur Benitez për mediat. /a.ke/












